Lidhje

Kerry mbi rolin e Iranit në Jemen


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, tha se Uashingtoni është “shumë i shqetësuar” për mbështetjen e Iranit për kryengritësit shiitë në Jemen, pas njoftimeve se një flotë detare e Iranit ishte nisur drejt këtij vendi të Gjirit Persik.

Media iraniane “Press TV” njoftoi të mërkurën se një destrojer dhe një luftanije iraniane ishin nisur drejt Jemenit, ku fushata ajrore e drejtuar nga Arabia Saudite synon të ndalë përparimin e kryngritësve huthi.

Admirali Iranian Habibollah Sayyar, tha se flota do të ofrojë siguri për “linjat transportuese të Iranit” dhe do të mbrojë interesat e vendit në det të hapur. Ai tha se kjo po bëhet edhe për të mbrojtur anijet nga sulmet e piratëve.

Në një intervistë për median amerikane, Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë nga afër mbështetejen iraniane ndaj kryengritësve në Jemen.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara, që e mbështesin me armatime dhe me mjete zbulimi fushatën e sulmeve ajrore të Arabisë Saudite, duket qartë se “nuk po kërkojmë konfrontim”.

“Por, ne nuk do të largohemi nga aleancat tona dhe do të vazhdojmë t’u qëndrojmë në krah atyre që ndjehen të kërcënuar nga pasojat e veprimeve që mund të bëjë Irani”, - tha sekretari Kerry.

XS
SM
MD
LG