Lidhje

Kerry, vizitë e paparalajmëruar në Irak


Sekretari i Shtetit John Kerry zhvilloi sot një vizitë të paparalajmëruar një ditore në Irak. Në Bagdad ai u takua me një numër zyrtarësh, të cilëve u theksoi mbështetjen amerikane për qeverinë irakiane, ndërsa përballet me çështje të sigurisë, ekonomisë dhe me sfida politike.

Sekretari Kerry, i cili për herë të fundit ka qenë në Irak në vitin 2014, u takua me kryeministrin Haider al-Abadi.

Përveç shprehjes së mbështetjes amerikane për qeverinë irakiane, temë e bisedimeve pritet të jetë mbështetja e koalicionit shumëkombësh për përpjekjen nën udhëheqjen irakiane për të mundur Shtetin Islamik, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.

Vizita e zotit Kerry përkon me përpjekjen e forcave nën udhëheqjen irakiane për të rimarrë qytetin verior të Mosulit, që ra në duart e militantëve të Shtetit Islamik në vitin 2014.

Shtetet e Bashkuara mund të japin ndihmë shtesë për ta fuqizuar këtë përpjekje.

XS
SM
MD
LG