Lidhje

Sekretari Kerry në Lindjen e Mesme


Në vazhdim të turneut të tij në Lindjen e Mesme, Sekretari i Shtetit John Kerry ishte të shtunën në Jordani, ku u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, në përpjekje për të lehtësuar tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Zoti Kerry u takua edhe me mbretin Abdullah të Jordanisë. Bisedimet, të cilat u fokusuan tek tensionet ditëve të fundit në Lindjen e Mesme, zhvillohen dy ditë pasi sekretari Kerry u takua me kryeministrin izraelit

Benjamin Netanyahu në Berlin. Zoti Kerry tha se ky takim i kishte ngjallur atij optimizëm se ekzistojnë hapat e nevojshme për lehtësimin e tensioneve.

Gjatë trazirave të javëve të fundit, në Lindjen e Mesme janë vrarë të paktën 10 izraelitë dhe rreth 50 palestinezë.

Në një masë, që duket synonte lehtësimin e tensioneve, Izraeli hoqi kufizimet e moshës për bestimtarët myslimanë në xhaminë Al-Aqsa pranë Jeruzalemit Lindor, për herë të parë në disa javë.

Pas vizitës në Jordani, Sekretari Kerry shkoi në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG