Lidhje

Kerry komenton për Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se administrata amerikane po rivlerëson rolin e saj në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Qëndrimet e fundit të Izraelit dhe palestinezëve kanë çuar në dështimin e bisedimeve.

Zoti Kerry tha sot se ka një kufi, se sa kohë dhe angazhim Shtetet e Bahskuara mund t’i kushtojnë procesit të paqes, në se të dyja palët nuk janë të gatshme të ndërmarrin hapa konstruktivë. Ai tha se përpjekjet amerikane nuk mund të zgjasin pa afat.

Ai tha se të dyja palët kanë ndërmarrë hapa trishtues gjatë ditëve të fundit që kanë rrezikuar bisedimet.

Hapat përfshijnë përpjekjen palestineze për t’u njohur nga Kombet e Bashkuara dhe anulimin e planeve nga Izraeli për të liruar një grup të burgosurish palestinezë.

Ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perendimor po ashtu ka ndikuar në negociata.
XS
SM
MD
LG