Lidhje

Takim Kerry-Lavrov, diskutohet kriza në Ukrainë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dje bëri thirrje për tërheqjen e të gjitha "forcave të huaja" nga Ukraina lindore, pas takimit në Paris me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sekretari Kerry bëri thirrje edhe për ndalimin e luftimeve mes trupave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia pranë aeroportit të Donetskit në Ukrainën lindore. Ai tha se "sovraniteti" duhet të rivendoset përgjatë kufirit Ukrainë-Rusi, dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk do të njohë asnjë referendume mbi pavarësinë të organizuar nga separatistët pro-rusë.

Ai gjithashtu konfirmoi raportet e mëparshme se trupat ruse kanë filluar tërheqjen nga Ukraina, një kusht kyç për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Por, ai tha se armatimi i rëndë ende nuk është hequr.

Takimi Kerry-Lavrov erdhi vetëm disa ditë përpara bisedimeve të rëndësishme mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, që do të mbahen të premten gjatë punimeve të një takimi Azi-Evropë në Milano.

XS
SM
MD
LG