Lidhje

Diplomatët diskutojnë për sfidat e Libisë


Qeveria e re libiane dhe sfidat e saj të sigurisë janë në qendër të diskutimeve të diplomatëve sot në Vienë, lidhur me gjendjen në vendin që është përshirë nga kaosi që pasoi përmbysjen dhe vrasjen e Moammar Gadhafi.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni po drejtojnë së bashku bisedimet që kanë si objektiv mbështetjen e Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare që fuqitë perëdnimore shpresojnë që të mund të bashkojë Libinë.

Qeveria, që njihet nga komuniteti ndërkombëtar po përballet me sfida nga fraksionet rivale.

Qeveria po sfidohet gjithashtu nga ekstremistë të Shtetit Islamik që kanë krijuar një bazë në qytetin qendror të Sirtes dhe e kanë përdorur atë për të ndërmarrë sulme në Tunizinë fiqnje..

Të gjithë pjesëmarrësit në takimin e sotëm ministror do të binin dakord se Shteti Islamik është një “problem madhor për Libinë dhe rajonin” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

XS
SM
MD
LG