Lidhje

Z. Kerry përfundon turneun në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përfundoi një vizitë tre ditëshe në Izrael dhe në territoret palestineze gjatë së cilës shfaqi shpresën për një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme dhe nënvizoi kundërshtimin amerikan ndaj një Irani me armë bërthamore.

Zoti Kerry e përfundoi udhëtimin e tij pas një takimi prej dy orësh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Të dy thane se janë të angazhuar për rigjallërimin e bisedimeve të ngecura të paqes në Lindjen e Mesme. Zoti Netanyahu i tha diplomatit të lartë amerikan se është i vendosur për të bërë përpjekje serioze rreth këtij synimi.
XS
SM
MD
LG