Lidhje

Kerry, përpjekje armëpushimi në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u nis nga Izraeli për në Kairo, ndërsa përpiqet të arrijë një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Zoti Kerry nuk bëri komente pas një dite me bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

Por më parë, Kerry tha se ishte arritur një farë përparimi në negociimin e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit për të ndalur dhunën disa javëshe që ka lënë të vrarë qindra vetë.

Afro 700 palestinezë, shumica civilë dhe 34 izraelitë, kryesisht ushtarë, janë vrarë si rezultat i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në 16 ditët e fundit.

Presidenti izraelit Shimon Peres e cilësoi dhunën "një situatë të pamundur", por i tha zotit Kerry se ai përsëri ka shpresa për një zgjidhje.

Por udhëheqësi i Hamasit, Khaled Meshaal, tha se nuk do të ketë armëpushim, pa i dhënë fund Izraeli bllokadës afat gjatë në Gazë, që ka paralizuar ekonominë dhe i ndalon palestinezët të udhëtojnë.

XS
SM
MD
LG