Lidhje

Sek. Kerry në Doha të Katarit


Sekretari i Shtetit John Kerry u takua sot me këshillin 6-anëtarësh për bashkëpunim të Gjirit Persik, në Doha të Katarit.

Zoti Kerry shkoi në kryeqytetin e Katarit për t’i prezantuar qëndrimin e administratës Obama për marrëveshjen bërthamore të Iranit grupit 6-anëtarësh të vendeve të Gjirit të drejtuar nga sekti suni, të cilët i druhen rolit në rritje të Iranit në rajon, që i përket sektit shiit.

Përveç Iranit, konfliktet në Siri, Irak dhe Jemen janë disa çështje të tjera të rëndësishme për t’u diskutuar.

Arabia Saudite është vendi më i madh dhe më me ndikim i këshillit, ku përfshihen gjithashtu Bahraini, Kuwaiti, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndonëse me rezerva, Arabia Saudite e ka mbështetur publikisht marrëveshjen me Iranin.

Sekretari Kerry dhe ministri i jashtëm saudit Adel al Jubeir pritet të takohen edhe me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për të diskutuar rreth krizës në Siri, sipas një zyrtari të i lartë të Departamentit të Shtetit.

XS
SM
MD
LG