Lidhje

SHBA-Pakistan, marrëdhënie të ndërlikuara


Sekretari amerikan i Shtetit pritet të përqëndrohet në stabilitetin rajonal

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry pritet ta zhvendosë vëmendjen e tij nga Lindja e Mesme në Azinë jugore këtë javë, me një udhëtim të shumëpritur në Pakistan. Vizita vjen ndërsa forcat ndërkombëtare luftarake përgatiten të largohen nga Afganistani në fund të vitit 2014 dhe në prag të zgjedhjeve afgane.

Kjo do të jetë vizita e nivelit më të lartë amerikan në Pakistan pas zgjedhjes së Nawaz Sharifit si kryeministër në maj. Sekretari i Shtetit John Kerry ka të ngjarë t’i bëjë thirrje Pakistanit të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit – vecanërisht në Afganistanin fqinj.


Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki:


"Pakistani është një partner i rëndësishëm në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Afganistan, që është jetësore për sigurinë në rajon. Vetë siguria dhe stabiliteti i Pakistanit është i lidhur me suksesin në Afganistan dhe cdo hap që ndihmon të përmirësimin e marrëdhënieve mes Afganistanit dhe Pakistanit sipas pikëpamjes sonë, është shumë i rëndësishëm."


Kjo pikëpamje u mbështetet publikisht nga qeveria e Pakistanit, permes keshilltarit të politikës së jashtme Sartaj Aziz gjatë një vizite të fundit në Kabul.

"Për ne, një Afganistan paqësor, i bashkuar dhe i qëndrueshëm është në interesin jetësor të Pakistanit, pasi pa paqe dhe siguri në Afganistan, paqja dhe siguria në Pakistan nuk mund të sigurohet. "


Por marrëdhëniet mes Kabulit dhe Islamabadit janë tendosur. Zyrtarët afganë e akuzojnë Pakistanin se përpiqet të sigurojë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit mes afganëve dhe talebanëve pas dështimit të përpjekjes së parë në bisedimet e ripajtimit.


James Dobbins, përfaqësuesi i posacëm amerikan, i tha Zërit të Amerikës se akuza të tilla nuk kanë ndihmuar.


"Pakistani po kritikohet kur nuk bashkëpunon dhe po ashtu kur bashkëpunon. Pra, duke u pare nga pikpamja e Pakistanit, kemi të bëjmë me një situate që nuk sjell përfitime."


Edhe marrëdhëniet e Pakistanit me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar, ndërsa Islamabadi ankohet vazhdimisht për sulmet amerikane me avionë pa pilot në rajon.


Afate të rëndësishme po afrojnë. Trupat luftarake amerikane dhe ndërkombëtare kanë në plan të tërhiqen nga Afganistani deri në fund të 2014-ës dhe zgjedhjet afgane janë në horizont.


Ka gjithashu cështje të tjera që kërkojnë vëmendjen e sekretarit Kerry – trazirat në Egjipt dhe Siri – dhe përpjekjet e reja të Uashingtonit për një paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, që e bëjnë prespektivën e stabilitetit në Afganistan edhe më kritike.

XS
SM
MD
LG