Lidhje

Sekretari Kerry shkon në Ramallah


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është në Ramallah, ku u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në përpjekje për të rigjallëruar bisedimet e paqes izraelito-palestineze.

Takimi sot vjen ndërsa diplomati i lartë amerikan e zgjeroi udhëtimin e tij në rajon dhe pason bisedimet më parë sot me kryenegociatorin palestinez Saeb Erekat në Jordani.

Sekretari Kerry përgëzoi si Izraelin, ashtu si edhe palestinezët për ngushtimin e mosmarrëveshjeve mes tyre, port ë dyja palët vazhdojnë të kenë ndasi mbi rifillimin e bisedimeve që dështuan në vitin 2010.

Palestinezët po kërkojnë garanci nga Izreli rreth një kufiri të përgjithshëm për shtetin e ardhshëm të Palestinës para se të bien dakort për fillimin e bisedimeve. Izrali kërkon fillimin e menjëhershëm të bisedimeve dhe ka kundërshtuar parakushte.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG