Lidhje

Takim Kerry-Netanyahu në Romë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua sot në Romë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa zyrtarët palestinezë po kërkojnë një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që të bëjë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze brenda dy vjetëve.

Bisedimet zgjatën rreth tre orë. Para takimit, zoti Netanyahu tha se nuk do të lejonte askënd që të diktonte një afat tërheqjeje.

Një rezolutë e hartuar nga Jordania mund të paraqitet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara këtë javë.

Takimi i sotëm ishte ndalesa e parë e një udhëtimi për të vlerësuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve izraelito-palestineze.

XS
SM
MD
LG