Lidhje

Kerry akuzon Rusinë për qëndrim cinik


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se komuniteti ndërkombëtar po diskuton për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë si përgjigje ndaj rrëmbimit të territoreve ukrainase, duke thënë se Rusia është angazhuar “në një proces absolutisht të paturpshëm dhe cinik” gjatë ditëve të fundit.

Duke folur në Londër para bisedimeve me Sekretarin e Jashtëm britanik Philip Hammond, zoti Kerry u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk do ta tolerojnë atë që ai e quajti “sjellje jashtëzakonisht të ulët” të Rusisë. Ai vuri në dukje se Rusia ka drejtuar një përpjekje në Kombet e Bashkuara për ta hedhur përgjegjësinë për trazirat në Ukrainën Lindore, mbi qeverinë ukrainase, ndërsa vazhdon atë që zoti Kerry e quajti “grabitje territori” në atë rajon.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko akuzoi dje Kremlinin për një përfshirje direkte në vrasjen nga snajperat të protestuesve anti-rusë vitin e kaluar në Sheshin Maidan të Kievit. Ai e bëri komentin në përvjetorin e parë të vrasjeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG