Lidhje

Sekretari Kerry viziton Rusinë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është në Rusi për bisedime mbi luftën në Siri dhe çështje të tjera.

Ai takohet sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin.

Më pas zoti Kerry do të zhvillojë një takim me homologun e tij Sergei Lavrov. Ata pritet të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh përfshi Sirinë, programin bërthamor të Iranit dhe Koresë së Veriut, Afganistanin dhe tregëtinë.

Kerry dhe Lavrov janë takuar disa here gjatë muajve të fundit, por kjo është vizita e parë e zotit Kerry në Moskë që kur ai mori postin e sekretarit të Shtetit në shkurt. Vizita dy ditore vjen përpara takimit të muajit të ardhshëm mes presidentit amerikan Barack Obama dhe zotit Putin në takimin e G-8 -ës.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë patur mosmarrëveshje në lidhje me zgjidhjen e situatës në Siri. Rusia dhe Kina kanë përdorur në mënyrë të përsëritur veton e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar veprime më të ashpëra kundër presidentit sirian Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG