Lidhje

Pres. Obama emëron John Kerryn si Sekretar Shteti


Presidenti Barack Obama emëroi senatorin John Kerry si sekretarin e ardhshëm të shtetit.

Presidenti Obama e cilësoi sot zotin Kerry në Shtëpinë e Bardhë si zgjedhjen optimale për të udhëhequr diplomacinë amerikane në vitet në vazhdim. Ai tha se zoti Kerry ka fituar besimin dhe respektin e kolegëve të tij në senat dhe udhëheqësve botërorë me punën e tij.

Zoti Obama tha se ka shumë sfida përpara, por se ai ka besim që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin.

Senatori demokrat nga Masaçusets ka shërbyer si kreu i Komisionit të Senatit për Çështjet me Jashtë dhe ka udhëtuar në emër të Presidentit Obama në pika konflikti dhe krizash që nga Afrika e deri në Pakistan. Demokrati 69 vjeçar, është veteran i Luftës së Vietnamit dhe kandidoi për president në vitin 2004, duke humbur garën ndaj presidentit George W. Bush.

Nëse kandidatura e tij miratohet në Senat, senatori Kerry do të zëvendësojë sekretaren e shtetit Hillary Clinton që shërbeu si diplomatja më e lartë amerikane që nga janari i vitit 2009, që kur zoti Obama mori postin, dhe do të largohet nga detyra në fillim të vitit të ri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG