Lidhje

Diplomacia ndaj ISIS dhe Sirisë


Sekretari i Shtetit John Kerry takohet sot me ministrat e jashtëm të vendeve evropiane dhe arabe në Paris për luftën kundër Shtetit Islamik dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike për situatën në Siri.

Ky është një takim paraprak dhe përgatitor i diplomatëve, ndërsa të premten në Nju Jork do të mbahet një tjetër takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon dhe të dërguarit të tij për Sirinë Staffan de Mistura.

Bisedimet mbahen në përpjekje për arritjen e një armëpushimi dhe fillimin e një procesi politik bazuar mbi marrëveshjen ndërkombëtare të arritur muajin e kaluar në Vjenë. Marrëveshja kërkon fillimin e bisedimeve të paqes për Sirinë para datës 1 janar.

Zoti Kerry shkon nesër në Rusi për bisedime me Presidentin Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov mbi zgjidhjen politike për Sirinë si dhe luftën ndaj Shtetit Islamik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG