Lidhje

Kerry: Situata në Krime të mos ndikojë tek përpjekjet për Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se shpreson që situata në Krime nuk do të ketë ndikim tek bashkëpunimi me Rusinë në përpjekjet ndërkombëtare për të asgjësuar armët kimike të Sirisë.

Duke folur sot në një takim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, zoti Kerry tha se përpjekjet për Sirinë mbeten me rëndësi kritike:

"Shpresoj që të njëjtat motive që e çuan Rusinë të bëhej partnere në këtë përpjekje do të vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo çështje i kalon përmasat e interesave të tona, kjo është një sfidë globale dhe shpresoj që Rusia do të mbetet pjesë e kësaj përpjekjeje.”

Zoti Kerry i bëri këto komente në kuadrin e një takimi për sigurinë bërthamore në Hagë.

Qeveria e Presidetit sirian Bashar al Assad ra dakord ta shkatërrojë arsenalin e armëve të veta kimike, pasi një sulm me armë kimike vitin e kaluar shkaktoi vrasjen e qindra njerëzve përreth Damaskut.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG