Lidhje

Sek. Kerry përkujton Srebrenicën


Të shtunën në Bosnje do të përkujtohet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku 8 mijë djem dhe burra u vranë në këtë rajon të Bosnjes lindore nga forcat serbe të Bosnjes.

Në një deklaratë të lëshuar me këtë rast Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se "zbulimi i këtij krimi kundër njerëzimit tronditi ndërgjegjen botërore".Kujtimi i viktimave të këtij genocidi, shprehet më tej zoti Kerry, shërben për të shtuar vendosmërinë tonë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më.

Delegacioni amerikan që do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në ceremonitë e 20 vjetorit të genocidit do të kryesohet nga nga ish Presidenti Bill Klinton. Srebrenica ka hyrë në histori si masakra më e rëndë e kryer në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG