Lidhje

Kerry: Ndihma të forcojë të moderuarit në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se çdo ndihmë për opozitën siriane duhet të ndihmojë në forcimin e grupeve të moderuara.

Zoti Kerry riafirmoi mbështetjen e Uashingtonit për popullin sirian gjatë një konference shtypi në Doha me kryeministrin e Katarit Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani. Ai tha gjithashtu se për SHBA-në prioritet i lartë është që të përfundojnë vrasjet në Siri dhe që populli sirian të jetë i lirë.

Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të llojit të ndihmave që vendet e tjera janë duke u dhënë forcave siriane të opozitës. Ai tha se SHBA-ja ka inkurajuar ato vende që të sigurohen - për aq sa munden - që ndihma të tilla, duke përfshirë edhe armët, t’u shkojnë të moderuarve.

Zyrtarët amerikanë dhe analistët kanë paralajmëruar se grupe ekstremistësh, disa edhe me lidhje me al-Kaidën, janë infiltruar në opozitën siriane. Por zoti Kerry tha se opozita është më e organizuar dhe më e bashkuar se më parë.
XS
SM
MD
LG