Lidhje

Kerry: Bisedimet për Sirinë fillojnë këtë muaj


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se bisedimet ndërkombëtare të paqes mbi të ardhmen e Sirisë që duhej të fillonin të hënën mund të shtyhen për "një ose dy ditë". Ai tha se nuk do të ketë një shtyerje të madhe të bisedimeve pavarësisht mosmarrveshjeve mbi atë se cilat fraksione të opozitës duhet të marrin pjesë në bisedime.

Sekretari i Shtetit John Kerry i bëri komentet sot në periferi të forumit ekonomik të Davosit në Zvicër. Pas një takimi me Kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu, Sekretari Kerry tha se procesi i bisedimeve të paqes për Sirinë do të fillojë ashtu siç është planifikuar:

“Mund të ketë një shtyerje për një ose dy ditë. Por nuk do të ketë një shtyerje të madhe. Procesi do të fillojë më 25 janar. Palët do të mblidhen dhe më pas do të vendoset se si do të veprohet”.

Sekretari Kerry dje mbërriti në Davos të Zvicrës dhe u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Pas takimit, zoti Lavrov tha se Moska "nuk ka ndërmend" të kërkojë shtyrjen e negociatave deri në muajin ardhshëm.

Ka mosmarrëveshje të mëdha mbi atë se cilat grupet opozitare duhet të marrin pjesë në bisedime, dhe zyrtarët thonë se takimet e javës së ardhshme nuk mund të vazhdojnë derisa të ketë një listë të pranueshme të fraksioneve që do të marrin pjesë në bisedime.

Sekretari Kerry është takuar edhe të dërguarin e OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Zoti Mistura e pranoi dje se bisedimet mund të mos fillojnë në kohë.

Zoti Mistura u tha gazetarëve se takimet mund mos realizohen më 25 janar ashtu siç është planifikuar.

XS
SM
MD
LG