Lidhje

Kerry: Terrorizmi duhet të luftohet me çdo qelizë tonën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se terrorizmi duhet të kundërshtohet “me çdo qelizë tonën”.

Zoti Kerry duke folur në konferencën e Sigurisë në Mynih tha se bota po bëhet dëshmitare e një “anarkie kriminale”. Duke iu referuar kryesisht ekstremistëve të Shtetit Islamik, kryediplomati amerikan tha se nuk ka asnjë argument që të justifikohet rritja e ekstremizmit të dhunshëm.

Ai i bëri komentet një ditë pasi avionët luftarakë jordanezë goditën objektiva të Shtetit Islamik për të tretën ditë me radhë.

XS
SM
MD
LG