Lidhje

Sekretari Kerri në Tiranë më 14 shkurt


Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri do të udhëtojë në Gjermani në datat 10 – 14 shkurt për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih. Gjatë qëndrimit në Mynih Sekretari Kerri do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar për Sirinë për të diskutuar rreth rrugëve për t’i dhënë fund konfliktit atje.

Më datë 14 shkurt, Sekretari Kerri shkon në Tiranë, për t’u takuar me udhëheqësit e vendit dhe për të diskutuar rreth integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë dhe marrëdhënieve të forta dy-palëshe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG