Lidhje

Sekretari Kerry në turneun e parë diplomatik


Kerry US Britain

Kerry US Britain

Sekretari amerikan i Shtetit u nis sot për në Londër, ndalesa e parë në një turne 11 ditor në nëntë vende

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry filloi turneun e tij të parë diplomatik që kur mori postin që mbante Hillary Clinton, në fillim të muajit.

Zoti Kerry u nis sot për në Londër, ndalesa e parë në një turne 11 ditor në nëntë vende.

Departamenti i Shtetit thotë se Siria do të jetë një nga pikat kryesore të diskutimit në takimet e tij me zyrtarë botërorë. Zoti Kerry pritet gjithashtu të takohet me udhëheqësit e Koalicionit të Opozitës Siriane gjatë udhëtimit.

Nga Londra, ai do të shkojë në Berlin dhe më pas në Paris ku do të diskutojë për bashkëpunimin e Uashingtonit me Francën dhe vende të tjera në mbështetje të përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Mali.

Ndalesat e tjera do të jenë Roma, Ankaraja dhe Kajro ku Departamenti i Shtetit thotë se Sekretari Kerry do të inkuruajojë për një konsensus më të gjerë politik dhe do të takohet me zyrtarë të Lidhjes Arabe për t’u konsultuar për sfidat e përbashkëta në rajon.

Më pas ai shkon në Riad dhe Abu Dabi, para se të përfundojë udhëtimin me një ndalesë në Doha të Katarit.
XS
SM
MD
LG