Lidhje

Putin: Rusia ka të drejtë të përdorë forcën në Ukrainë


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij është i përgatitur të përdorë të gjitha alternativat për të mbrojtur rusët në Ukrainë, por shton se ai shpreson të mos i duhet të përdorë forcën.

Këto komente zoti Putin i bëri sot, ndërsa kriza lidhur me praninë ushtarake ruse në rajonin e Krimesë të Ukrainës po rritet. SHBA dhe aleatët e tyre evropianë po shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të dërgimit të trupave në Ukrainë.

Presidenti Putin tha se ata që po shqyrtojnë munësinë e sanksioneve duhet të konsiderojnë dëmin që ata vetë do të vuajnë nga këto masa.

Në komentet e tij të para në publik që kur presidenti ukrainas Viktor Yanukovych u largua nga Kievi, udhëheqësi rus e cilësoi ndryshimin politik në Ukrainë, një grusht shteti jo kushtetues dhe shtoi se zoti Yanukovych vazhdon të jetë udhëheqësi i ligjshëm, edhe pse nuk ka të ardhme politike.

Ndërkohë, zoti Putin urdhëroi dhjetra mijëra trupat që merrnin pjesë në manovra ushtarake në perëndim të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, të ktheheshin në bazay e tyre. Manovrat ishin në plan të përfundonin dhe është e paqartë në se ky veprim synonte lehtësimin e tensioneve. Moska ka mohuar që manovrat, të cilat filluan javën e kaluar, kishin të bënin me situatën në Ukrainë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG