Lidhje

Sharlotsvill përgatitet për fjalimin e Sekretarit të Shtetit

  • Carolyn Presutti

Sekretari i Shtetit do të mbajë fjalimin e tij të parë publik të mërkurën në qytetin historik të Virxhinias

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do mbajë fjalimin e tij të parë publik të mërkurën në Sharlotsvill të Virxhinias, në Universitetin e Virxhinias, e cili u themelua nga Thomas Jeffersoni në fillim të shekullit të 19-të. Sharlotsvill, një qytet i vogël por i njohur po përgatitet për pritjen e Sekretarit të ri Shtetit.

Ky grup vallëzimi po bën përgatitjet pranë një kafeneje, në qytetin që është krenar me historinë e tij.

Vallet janë nga vende si Rusia apo Turqia të cilat Sekretari i Shtetit mund t’i vizitojë.

Sue Chase është e angazhuar me Vallëtarët Ndërkombëtarë Folk të Sharlotsvillit. Ajo thotë se përmes vallëzimit ky grup krijon lidhje me vende të tjera.

“Ne këtë e shohim si një proces paqësor, një proces për rritjen e paqes në botë dhe paqes mes vendeve dhe kulturave. Shpresoj se edhe John Kerry do ta shoh botën nga ky këndvështrim”.

Sekretari Kerry do ta mbajë fjalimin në një ndërtesë tjetër afër kafenesë C'ville këtu në Universitetin e Virxhinias.

Punëtorët e mirëmbajtjes po lëvizin karriget për të krijuar hapësirë për kamerat televizive.

Këto karrige nuk janë lëvizur për gati 20 vjet, por universiteti ka një histori shumë më të gjatë. Ai u themelua në fillim të viteve 1800 nga presidenti i tretë i vendit dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, Thomas Jefferson.

Universiteti tani ka 21 mijë studentë. Connor Smith është një nga studentët e vitit të parë që ka në plan ta ndjekë fjalimin e zotit Kerry.

“Është një përvojë e mirë të jesh 18 vjeç, të votosh për herë të parë në zgjedhje, të jesh i përfshirë në proceset politike dhe të mësosh më shumë në lidhje me politikën e jashtme”.

Zoti Kerry pritet të flasë për atë që Amerika fiton nga investimi në politikën e jashtme.

Jeff Legro është studiues i çështjeve globale në Universitetin e Virxhinias.

“Mendoj se ai do të thotë se ne po investojmë në gjëra të rëndësishme. Investimet tona ndihmojnë për krijimin e vendeve të punës këtu, shmangin disa nga problemet e ardhshme, pra kemi të bëjmë me një politikë të jashtme që merret me parandalimin e problemeve para se ato të ndodhin”.

Këshilli global i studentëve në universitet u mblodh për të biseduar mbi fjalimin e së mërkurës. Disa prej tyre, përfshirë studenten Paula-Anne Omiyi nga Nigeria dhe Annabelle Larose nga Gjermania janë regjistruar në llotari për të fituar një biletë për të parë fjalimin.

“Për komunitetin ndërkombëtar kjo është një shenjë pozitive, sepse mendoj se fjalimi do të theksojë zërin tonë”.

“Mendoj se ky fjalim do të jetë shumë i rëndësishme për të gjithë ne për sa i përket studimeve dhe zbatimin e asaj do që të mësojmë nga ai”.

Dhe kjo metodë mësimi nga një ngjarje e drejtpërdrejt historike do të bëjë jehonë në hapësirat e këtyre klasave.

XS
SM
MD
LG