Lidhje

Sekretari Kerry në Kazakistan


Sekretari amerikan i Shtetit vazhdoi sot turneun katërditor në vendet e Azisë Qendrore.

Sot ai vizitoi një xhami në Kazakistan. Zoti Kerry shpreson që me turneun e tij të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe të sigurisë në rajon. Sot ai përdori një ligjëratë në një Universitet të Kazakistanit ku bëri thirrje për më shumë liri.

Ai tha se nuk duhet përdorur terrorizmi si justifikim për të shtypur disidentët. Kjo tha ai, nuk bën gjë tjetër veçse i ndihmon terroristët. Zyrtarët amerikanë e shikojnë vizitën e zotit Kerry si mënyrë për të siguruar vendet e Azisë Qendrore për lidhjet e forta të tyre me Uashingtonin, në një kohë që marrëdhëniet amerikano-ruse janë në rënie.

Por zoti Kerry ka qenë nën presion për të folur edhe mbi problemet që këto vende kanë për sa i përket të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG