Lidhje

Kerry: Ngrohja globale kërcënim për botën


Sekretari i Shtetit John Kerry, gjatë vizitës në Indonezi, foli sot para një audience në Xhakartë për çështjen e ngrohjes globale. Ai tha se ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënim për të gjithë botën.

Zoti Kerry tha se shkenca e ndryshimeve klimatike po e detyron botën të marrë masa dhe se për fenomenin e ngrohjes globale ka siguri shkencore absolute.

Sekretari i Shtetit tha se 97 për qind e shkencëtarëve janë të një mendimi, se në planetin tone janë duke ndodhur ndryshime klimatike dhe se ato shkaktohen nga aktiviteti njerëzor.

Shumë shkencëtarë thonë se një planet më i ngrohtë do të thotë rritje e nivelit të detit, gjë që mund të ketë ndikim të rrezikshëm tek vendet-ishuj, si Indonezia.

Zoti Kerri shkoi dje në Indonezi, pas vizitës së tij në Kinë, ku ai bisedoi lidhur me problemin e ngrohjes globale me presidentin Xi Jinping. Pastaj ata bënë një deklaratë të përbashkët, ku njihnin nevojën për marrjen e masave urgjente për të luftuar ngrohen globale dhe për bashkëpunim në përpjekjet për pakësimin e gazeve serrë.
XS
SM
MD
LG