Lidhje

Kerry, takim me ministrin e Jashtëm iranian


Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry kur të marrë pjesë në takimin e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë gjatë kësaj jave për të diskutuar krizën mbi programin bërthamor të Iranit.

Takimi, i planifikuar për të enjten do të jetë i nivelit më të lartë diplomatik mes Uashingtonit dhe Teheranit në të paktën gjashtë vjet. Të dy vendet i prenë marrëdhëniet mes tyre tri dekada më parë.

Njoftimi vjen pas komenteve të shefes së politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton, e cila tha se pati një diskutim kontruktiv me zotin Zarif dhe homologun e tij francez dhe atë britanik para sesionit të Asamblesë së Përgjithashme të OKB-së në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG