Lidhje

Takim Kerry-Fabius për përgjimet


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit, se një agjenci amerikane e spiunimit ka përgjuar miliona thirrje telefonike të qytetarëve francez.

Një zëdhënës i ministrit të jashtëm u tha gazetarëve gjatë një takimi sot në mëgjes se zoti Fabius i kërkoi homologut të tij amerikan shpjegime mbi praktikat e spiunazhit. Zëdhënësi i quajti praktika të tilla të “papranueshme”.

Të hënën, presidenti Barack Obama i telefonoi presidenti francez Francois Hollande për të diskutuar mbi zemërimin francez rreth skandalit.

Zoti Obama i tha udhëheqësit francez se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë zbulimet e grumbulluara për të siguruar një balance mes sigurisë dhe privatësisë.

Shtëpia e Bardhë është ankuar se disa akuza mbi aktivitetet amerikane të publikuara në median franceze ishin “të shtrembëruara”.
XS
SM
MD
LG