Lidhje

BE-Shqipëri, zgjedhjet në fokus


Mbahet Këshilli i Stabilizim Asocimit mes vendeve anëtare dhe Shqipërisë. Komisioneri Fyle: Shqetësim për KQZ, duhet të jetë e pavarur

Komisioni europian nënvizoi sot edhe një herë rëndësinë kyce që ka për Shqipërinë mbajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit sipas standarteve ndërkombëtare. Në përfundim të takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes vendeve anëtare dhe Shqipërisë, komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle shprehu shqetësim për situatën e krijuar në komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Këshilli trajtoi një sërë cështjesh që lidhen me të ardhmen e integrimit europian të vendit duke vënë theksin te plotësimi i masave kyce që do të mundësonin dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Në morinë e cështjeve që vendet anëtare të Bashkimit europina disktuan sot gjatë Këshillit të 5-të të Stabilizim Asocimit me Shqipërinë cështja e zgjedhjeve të ardhshme poti një peshë të rëndësishme, jo vetëm se numërimi mbrapsht deri më 23 qershor ka kohë që ka nisur por edhe për shkak të problematikave që po shoqërojnë javët e mbetura.



“Ne kemi nënvizuar në mënyrë të përsëritur se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të qershorit në linjë me standartet europiane dhe ato ndërkombëtare është thelbësore për përparimin e mëtejshm drejt Bashkimit europian. Ka një nevojë urgjente që forcat politike të rivendosin besimin reciprok dhe të dëshmojnë vendosmërinë e tyre për një funksionim rigoroz dhe jo politik të institucioneve demokratike”, deklaroi komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle.

Nga ana e saj ministrja shqiptare e Integrimit Majlinda Bregu dha garanci në emër të qeverisë shqiptare se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të lira, të ndershme, dhe do të plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare. Duke mbajtur parasysh gjithashtu apelin e Komisionit, se rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet, pavarësisht se kush do të jetë fituesi apo humbësi, tha ajo.

Por ndryshimi i një anëtari të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve javën e shkuar vetëm më votat e shumicës, dhe futja në krizë e këtij institucioni i cili funksionon tani vetëm me katër anëtarët e propozuar nga e djathta, pasi tre të tjerët e propozuar nga opozita dhanë dorëheqjen, është parë me shqetësim edhe nga komisioni europian për pasojat e mundshme mbi procesin zgjedhor: “Në bazë të kodit elektorale shqiptar, institucionet e ngarkuara për administrimin e zgjedhjeve duhet të kryejnë detyrat e tyre në një mënyrë profesionale dhe të paanshme, dhe të funksionojnë në mënyrë të qetë, transparente dhe jo-politike. Pavarësia e KQZ duhet garantuar dhe të gjitha palët politike kanë detyrimin që të sigurojnë besueshmërimin e KQZ-së dhe besimin në punën e saj”, theksoi zoti Fyle.

Gjatë Këshillit të Stabilizim Asocimit u ngritën cështjet që janë theksuar edhe në raportin e fundit të komisionit europian, që nga plotësimi i masava kyce, përfshirë tre ligjet dhe reformat e mbetura pezull, në mënyrë që vendit të marrë statusin kandidat te cështjet që lidhen me sistemin e Drejtësisë, pavarësinë e gjyqëosrit, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit në të gjithë nivelet.
XS
SM
MD
LG