Lidhje

Ministri i jashtëm i Sirisë la të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen deri në fund të vitit

  • Zëri Amerikës

Ministri i jashtëm i Sirisë la të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen deri në fund të vitit

Ministri i jashtëm i Sirisë la të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen deri në fund të vitit

Ministri i jashtëm i Sirisë la të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen deri në fund të vitit, ndërsa protestat kundër qeverisë vazhdojnë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Bashar al-Assad.

Walid Moallen tha se zgjedhjet e lira dhe të drejta do të çojnë në krijimin e një asambleje që do të përfaqësojë të gjithë popullin sirian. Ai i bëri komentet sot dy ditë pasi presidenti Assad nxorri një dekret ku lejohen për herë të parë veprimtaritë e partive opozitare.

Njoftimet janë një përpjekje e qeverisë për të kënaqur protestuesit. Aktivistët dhe dëshmitarët kanë akuzuar qeverinë për shtimin e dhunës ndaj dizidentëve.

Sot, grupe të të drejtave të njeriut thanë se forcat ushtarake siriane po shtojnë kontrollin në Hama, një qytet i rëndësishëm që ka qënë i rrethuar për gati një javë.

Të paktën 26 persona u vranë dje, ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr mbi protestuesit.

Ndërkohë, Shtetet e Gjirit Arab thyen heshtjen lidhur me gjakderdhjet në Siri ndërsa aktivistët thonë se të paktën 26 persona u vranë dje nga shtypja e protestave antiqeveritare.

Dhjetra mijëra sirianë protestuan dje kundër qeverisë – e premtja e parë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Këshilli i Bashkëpunimit të gjashtë vendeve të Gjirit publikoi një deklaratë sot ku bën thirrje për dhënien fund menjëherë të dhunës dhe zbatimin e reformave.

Deklarata pason angazhimin e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë për të konsideruar mënyra të tjera për të mbështetur popullin sirian.

XS
SM
MD
LG