Lidhje

Këshilli i Sigurimit debaton mbi një rezolutë që dënon dhunën në Siri

  • Zëri Amerikës

Këshilli i Sigurimit debaton mbi një rezolutë që dënon dhunën në Siri

Këshilli i Sigurimit debaton mbi një rezolutë që dënon dhunën në Siri

Përpjekje të reja diplomatike për trysni ndaj Sirisë u zhvilluan sot në Kombet e Bashkuara, ndërsa forcat qeveritare kanë shtuar sulmet në qytetin Hama. Këshilli i Sigurimit është duke zhvilluar ditën e dytë të debatit mbi një projekt-rezolutë që dënon dhunën në Siri.

Por Rusia dhe India shprehën shqetësime në lidhje me masën pak para seancës. Ambasadorët e dy vendeve në OKB, thanë se teksti i rezolutës së re ishte vetëm pak më ndryshe se sa një version që ishte refuzuar.

Gjithashtu, një zyrtar i ministrisë së jashtme ruse shprehu kundërshtimin për çdo masë që përfshinë sanksione ndaj Sirisë.

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton po takohet me veprimtarë politikë sirianë në Uashington. Kjo shihet si përpjekja e saj e parë për t'i shtrirë dorën opozitës siriane në mërgim, që prej fillimit të protestave anti-qeveritare.

XS
SM
MD
LG