Lidhje

Këshilli i Sigurimit dënon me forcë Korenë e Veriut


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nxorri sot një deklaratë ku dënonte me forcë Korenë e Veriut për përpjekjen për hedhjen e raketës me rreze të gjatë veprimi javën e kaluar.

Rezoluta e quan përpjekjen e së premtes një “shkelje serioze e rezolutave ekzistuese të Këshillit të Sigurimit” që synojnë të ndalojnë përdorimin e teknologjisë së raketave balistike nga ana e Phenianit. Po ashtu në rezolutë thuhet se tentativa e dështuar e lëshimit të raketës, shkaktoi “shqetësime të mëdha sigurie” në pjesën më të madhe të Azisë Lindore.

Koreja e Veriut e lëshoi raketës, pavarësisht nga presioni diplomatik, duke thënë se kishte si synim të lëshonte një satelit për motin në orbitë si pjesë e ceremonive për 100 vjetorin e lindjes së themeluesit të kombit, Kim Il Sung. Raketa u shpërbë pak pasi u lëshua dhe copërat e saj ranë në Detin e Verdhë.

XS
SM
MD
LG