Lidhje

Këshilli i Sigurimit diskuton një projektrezolutë kundër Sirisë


Këshilli i Sigurimit diskuton një projektrezolutë kundër Sirisë
Këshilli i Sigurimit diskuton një projektrezolutë kundër Sirisë

Ekspertët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pritet të diskutojnë sot një projektrezolutë që do të dënonte Sirinë për shtypjen e protestave paqësore.

Projektrezoluta e formuluar nga Britania, Franca, Gjermania dhe Portugalia bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Siri.

Aty dënohet gjithashtu ajo që formuluesit evropian e quajnë “shkelje sistematike të të drejtave të njeriut” përfshi vrasjet, burgimet arbitrare, zhdukjet dhe torturat e demonstruesve paqësor.

Grupet e të drejtave të njeriut llogarisin se gati 1 mijë persona kanë vdekur që ku qeveria filloi të shtypë protestat kundër presidentit Bashar al-Assad që filluan në mars.

XS
SM
MD
LG