Lidhje

Këshilli i Sigurimit diskuton një projektrezolutë për Sirinë


Këshilli i Sigurimit diskuton një projektrezolutë për Sirinë
Këshilli i Sigurimit diskuton një projektrezolutë për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të diskutojë sot për një projektrezolutë që mund të vendosë sanksione të reja ndaj Sirisë, në se forcat siriane të sigurisë nuk i japin fund operacioneve ushtarake ndaj civilëve.

Diplomatët thonë se shpresojnë ta çojnë për votë rezolutën deri në fund të javës. Projektrezolutën e bënë të njohur mbrëmë Britania, Franca, Gjermania dhe Portugalia. Ajo mbështet një propozim të mëparshëm, i cili kërkonte vendosjen e sanksioneve të menjëhershme kundër presidentit sirian Bashar al Asad.

Projektrezoluta e re synon t’i jepet fund ngecjes së krijuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku disa prej anëtarëve duan të ushtrohet presion ndaj zotit Asad që t’i japë fund dhunës. Megjithatë, ambasadori rus Vitali Çurkin i tha sot gazetarëve se Rusia ka qarkulluar një projektrezolutë për Sirinë, e cila kërkon t’i jepet fund dhunës dhe bën thirrje për zhvillimin e një procesi politik gjithëpërfshirës, pa kërcënuar për sanksione.

XS
SM
MD
LG