Lidhje

Këshilli i Sigurimit voton për përfundimin e misionit të NATO-s në Libi

  • Zëri Amerikës

Këshilli i Sigurimit voton për përfundimin e misionit të NATO-s në Libi

Këshilli i Sigurimit voton për përfundimin e misionit të NATO-s në Libi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi njëzëri për përfundimin e mandatit të misionit të NATO-s në Libi, edhe pse zyrtarët libianë kërkuan një shtyrje të misionit.

Këshilli, i përbërë prej 15 anëtarësh, bëri sot të ditur se mandati do të përfundojë më 31 tetor.

Shtatë muaj më parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara autorizoi NATO-n të kontrollonte zbatimin e ndalimit të fluturimeve mbi Libi dhe të “merrte të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur popullatën civile nga forcat e qeveritare, kur ish-udhëheqësi Muamar Gadafi kërkoi të mposhte një protestë në rritje kundër regjimit të tij.

Udhëheqësit e përkohshëm libianë, duke iu referuar disa shqetësimeve mbi sigurinë në vend, i kërkuan NATO-s ta vazhdonte misionin, të paktën deri në fundin e vitit.

XS
SM
MD
LG