Lidhje

Këshilli i Sigurimit zhvillon një sesion të jashtëzakonshëm mbi gjendjen në Mali


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po zhvillon sot një sesion të jashtëzakonshëm lidhur me gjendjen në Mali, ndërkohë që drejtuesit e grushtit të shtetit vazhdojnë të mbajnë në dorë kontrollin në këtë vend. Fqinjët e Malit në Afrikën Perëndimore janë mobilizuar me sanksione diplomatike dhe financiare kundër këtij vendi.
Udhëheqësit e Komunitetit Ekonomik të Vendeve të Afrikës Perëndimore vendosën dje të mbyllin pikat kufitare ndërmjet Malit dhe vendeve anëtare të organizatës si dhe të ndërpresin rrjedhën e fondeve drejt këtij vendi që varet nga financimi që merr nga banka qendrore e rajonit.
Ushtarët morën në dorë kontrollin e vendit më 22 mars, duke rrëzuar nga pushteti Presidentin Amadu Toumani Toure, të cilin e akuzojnë se nuk i ka ofruar ushtrisë burime të mjaftueshme për të luftuar kryengritësit Tuaregë.

XS
SM
MD
LG