Lidhje

Siri: Të paktën 60 të vrarë në valën e re të dhunës


Grupet e opozitës dhe të të drejtave të njeriut thonë se në valën e re të dhunës në Siri janë vrarë të paktën 60 njerëz, shumica e të cilëve civilë.

Luftimet më të fundit mes trupave siriane dhe kryengritësve u paraqiten në një video që tregon trupat siriane duke kryer bombardime në disa qytete të vendit.

Në video tregohet për dhunë në Damask, Homs, Hama dhe në provincën Idlib, një ditë pari Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të vënë në zbatim plani e paqes të propozuar nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan.

Nuk pati njoftime zyrtare për viktimat e përleshjeve të djeshme.

Në Malajzi dje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund dhunës.

XS
SM
MD
LG