Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën për autorizimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi


Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën për autorizimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën për autorizimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën për autorizimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi, duke krijuar kështu kushtet për një konfrontim të mundshëm ushtarak me perëndimin.

10 anëtarë të përhershëm të Këshillit votuan në favor të rezolutës dje, ndërsa pesë anëtarët e tjerë, Brazili, Kina, Gjermania, India dhe Rusia abstenuan.

Rezoluta autorizon anëtarët e Kobeve të Bashkuara të marrin “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur civilët, përfshirë edhe ndalimin e të gjitha fluturimeve mbi Libi.

Rezoluta shpreh shqetësimin e thellë për pëkeqësimin e gjendjes në Libi, ku kryengritësit janë përpjekut të përmbysin udhëheqësit e vendit për një kohë të gjatë, Muamar Gadafi, por me pasoja vdekjeprurëse. Ajo bën gjithashtu thirrje për një ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe për t’i dhënë fund çdo lloj dhune të ushtruar ndaj civilëve.

Mijëra njerëzit që kishin mbushur rrugët në qytetin Bengazi që është baza e kryengritësve, reaguan me gëzim ndaj votimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtënë me armë në erë dhe duke lëshuar fishekzjarre.

XS
SM
MD
LG