Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvillon konsultime për gjendjen në veriun e Kosovës


Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvillon konsultime për gjendjen në veriun e Kosovës
Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvillon konsultime për gjendjen në veriun e Kosovës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi dje konsultimeve me dyer të mbylluara për të diskutuar gjendjen e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë që i kushtoi jetën një polici shqiptar në fillim të javës.

Para bisedimeve, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç u tha gazetarëve se kishte shkuar në Këshillin e Sigurimit për të shprehur versionin serb për ngjarjet dhe t’i kërkonte Këshillit të Sigurimit të dënonte përdorimin e njëashmën të forcës.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë me shpejtësi për t’i siguruar se nuk do të ketë veprime të mëtejshme dhune.

Gjendja dje në veriun e Kosovës ishte e qetë, pasi trupat e NATO-s morrën kontrollin e dy pikave doganore në kufirin verior të Kosovës me Serbinë.

Dhuna shpërtheu pasi qeveria e Kosovës dërgoi forcat speciale të policisë të hënën për të vënë nën kontroll postat kufitare në veri për të zbatuar embargon e importeve nga Serbia. Ndalimi i importeve serbe ishte në përgjigje të bllokimit nga Serbia të eksporteve të Kosovës.

Pasi policia e Kosovës u tërhoq të mërkurën në bazë të një marrëveshjeve të negociuar nga NATO-ja, rreth 200 serbë, shumica të maskuar dhe të armatosur me bomba zjarri sulmuan postat.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi akuzoi Beogradin për nxitjen e dhunës, ndërsa Parlamenti i Kosovës u mblodh në senacë të jashtëzakonëshme për të diskutuar gjendjen.

Por presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha të mërkurën se sulmi ishte kryer nga huliganë dhe u bëri thirrje serbëve të Kosovës të qendrojnë të qetë.

Serbia kërkoi konsultime me Këshillin e Sigurimit dhe dërgoi ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiç, në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG