Lidhje

Këshilli i Sigurimit mban një sesion të ngutshëm rreth incidentit me flotiljen


Këshilli i Sigurimit mban një sesion të ngutshëm rreth incidentit me flotiljen
Këshilli i Sigurimit mban një sesion të ngutshëm rreth incidentit me flotiljen

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot një sesion të ngutshëm, për të diskutuar lidhur me sulmin e marinës izraelite ndaj një flotiljeje me 6 anije që po transportonin ndihma për në Rripin e Gazës. Në bordin e anijes ndodheshin aktivistë pro-palestinezë. Forcat speciale izraelite vranë të paktën 9 nga pasagjerët e anijeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i anuloi planet për t’u takuar nesër me Presidentin amerikan Barak Obama dhe do të kthehet në Izrael, duke e ndërprerë vizitën e tij në Kanada. Zoti Netanjahu shprehu keqardhje për humbjen e jetëve, por shtoi se trupat izraelite kishin vepruar për t’u vetëmbrojtur.

Forcat izraelite e interceptuan flotiljen gjatë natës, hipën në anije pasi zbritën nga helikopterët dhe hapën zjarr në të paktën njërën prej anijeve. Aktivistët thonë se të paktën 30 vetë u plagosën.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite Mark Regev tha se aktivistët kishin armë dhe ishin përgatitur t’i sulmonin trupat qeveritare kur ato hipën në anije. Por përfaqësues të Lëvizjes Gaza e Lirë, që e kishin organizuar flotiljen e ndihmave, e cilësuan incidentin sulm ndaj civilëve, duke thënë se aktivistët nuk kishin synime për dhunë.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan e cilësoi sulmin “terrorizëm shtetëror”. Turqia e tërhoqi ambasadorin e vet nga Izareli dhe i anuloi tri manovra ushtarake me Izarelin, si protestë ndaj incidentit.

XS
SM
MD
LG