Lidhje

Këshilli i Sigurimit rekomandon rizgjedhjen e Ban Ki Munit për një mandat të dytë si kreu i OKB-së


Këshilli i Sigurimit rekomandon rizgjedhjen e Ban Ki Munit për një mandat të dytë si kreu i OKB-së
Këshilli i Sigurimit rekomandon rizgjedhjen e Ban Ki Munit për një mandat të dytë si kreu i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka rekomanduar rizgjedhjen e Ban Ki Munit për një mandat të dytë si kreu i OKB-së.

Këshilli i Sigurimit e miratoi zyrtarisht zotin Ban sot.

Duke folur nga kryeqyteti i Brazilit, ku zoti Ban po zhvillon një turne në Amerikën Latine, ai tha se ndjehet shumë i nderuar nga votimi.

Ish ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut nuk kishte rivalë të tjerë. Kandidatura e tij gëzonte përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të rëndësishëm të Këshillit të Sigurimit. Nëse një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit do t’i kishte vënë veton rizgjedhjes së zotit Ban, ai nuk do të kishte mundur të marrë një mandat të dytë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 192-anëtarësh do të votojë për konfirmimin e tij me 21 qershor.

Presidenti amerikan Barak Obama e mirëpriti kandidaturën e zotit Ban. Shtëpia e Bardhë tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka bërë reforma të rëndësishme dhe ka drejtuar organizatën botërore ndërkohë që luante role kritike në krizat dhe sfidat anembanë botës, përfshirë Haitin, Bregun e Fildishtë, Libinë dhe Sudanin e Jugut.

Në shpalljen e kandidaturës së tij javën e kaluar, shefi 67-vjeçar i OKB-së tha se u kishte dërguar një letër 192 vendeve anëtare të organizatës duke kërkuar të rizgjidhej për një mandat të dytë. Zoti Ban ka qenë sekretar i përgjithshëm që prej 1 janarit 2007. Mandati i tij i parë pesë-vjeçar përfundon me 31 dhjetor.

XS
SM
MD
LG