Lidhje

Këshilli i të Drejtave të Njeriut nuk miraton deklaratën për Sirinë


Këshilli i të Drejtave të Njeriut nuk miraton deklaratën për Sirinë
Këshilli i të Drejtave të Njeriut nuk miraton deklaratën për Sirinë

Turqia po dërgon një delegacion në Siri sot për t’i bërë thirrje fqinjit të saj të fillojë me shpejtësi reformat pas shtypjes ushtarake të demonstruesve kundër qeverisë së presidentit Bashar al- Asad. Misioni turk vjen ndërkohë që të paktën 228 anëtarë të partisë Baath në fuqi dhanë dorëheqjen dje për të protestuar përdorimin e forcës kundër demonstuesve. Ndërkohë Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara nuk e miratoi deklaratën e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ku bëhej thirrje për një hetim ndërkombëtar rreth shtypjes të protestave paqësorë

Zyrtarët amerikanë i bënë thirrje Këshillit të mbështeste deklaratën ku kërkohej që Siria të ndalë menjëherë sulmet mbi qytetarët e saj.

"Qeveria ime i bën thirrje presidentit Assad të ndryshojë kurs tani dhe t’u përgjigjet thirrjeve të popullit. Ne i bëjmë gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar të përgjigjet ndaj kësaj shtypjeje brutale dhe të mbajë përgjegjës ata që kryejnë shkelje të tilla,” tha ambasadorja amerikane Susan Rice.

Nëse miratohej, deklarata do të dënonte vrasjet, arrestimet dhe torturat ndaj demonstruesve. Ajo do t’i bënte thirrje Sirisë të lironte të gjithë të burgosurit politikë dhe të hiqte ligjin që ndalon pothuajse të gjitha mediat e huaja.

Këshilli nuk e miratoi deklaratën pas kundërshtimeve të Kinës, Libanit dhe Rusisë.

"Për ne, një kërcënim real për sigurinë rajonale mund të vijë nga ndërhyrja e jashtme në situatën e brendshme të Sirisë, si përpjekjet për të imponuar zgjidhje të gatshme apo për t’u pozicionuar me këtë ose atë palë.”

Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të mblidhet në një sesion emergjent të premten me kërkesë të Uashingtonit.

Qeveria e Sirisë u është përgjigjur me dhunë protestave pro-demokracisë duke lënë më shumë se 450 të vdekur. Qindra të tjerë janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG