Lidhje

Muamar Gadafit vritet në Sirte, libianët drejtojnë sytë nga e ardhmja

  • Zëri Amerikës

Muamar Gadafit vritet në Sirte, libianët drejtojnë sytë nga e ardhmja

Muamar Gadafit vritet në Sirte, libianët drejtojnë sytë nga e ardhmja

Ish udhëheqësi i Libisë, Moamar Gadafi, u vra dje, kur forcat e qeverisë provizore sulmuan bazën e fundit në qytetin e tij të lindjes Sirte, duke u dhënë rast festimeve në gjithë vendin.

Pas vdekjes së tij, një brigadë luftëtarësh nga Misrata mori trupin e përgjakur të Gadafit dhe se solli me ambulancë në qytet. Zyrtarët e mjeksisë mbërritën më pas, ndoshta për t’i bërë autopsinë. Një varrim sektet është caktuar për sot.

Zyrtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar thanë se qeveria kalimtare do të shpallë zyrtarisht çlirimin e Libisë nga sundimi i Gadafit të shtunën, duke u hapur rrugën zgjdhjeve të përgjithshme.

Ka patur njotime të ndryshme për mënyrën e vdekjes së Gadafit.

Kryeministri i përkohëshëm Mahmud Xhibril, duke iu referuar një raporti mjeko-ligjor tha se udhëheqësi i përmbysur u nxorr nga një strehim në rrjetin e shkarkimit të ujrave të zeza në periferi të Sirtes dhe më pas u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit mes luftëtarëve pro dhe kudër Gadafit.

Videot e mara me telefonë celularë dhe të transmetuara nëpër botë treguan ushtarët e Këshillit duke transportuar Gadafin e gjakosur pak para se ai të vdiste. Pamjet e mëvonshme e paraqitën atë të vdekur.

Ministri francez i Mbrojtjes, Gerard Longuet tha se një avion francez, pjesëmarrës në misionin e NATO-s kishte goditur autokolonën e Gadafit, kur ai dhe trupat e tij besnike po përpiqeshin që largoheshin nga qyteti Sirte. Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se edhe një avion amerikan pa pilot e kishte goditur autokolonën.



XS
SM
MD
LG