Lidhje

Këshilli Kombëtar i Rebelëve në Libi pranon të hapë një zyrë në Uashington


Këshilli Kombëtar i Rebelëve në Libi pranon të hapë një zyrë në Uashington
Këshilli Kombëtar i Rebelëve në Libi pranon të hapë një zyrë në Uashington

Një diplomat i lartë amerikan për Lindjen e Mesme tha se Këshilli Kombëtar i Rebelëve në Libi ka pranuar një ftesë nga presidenti amerikan Barak Obama për të hapur një zyrë përfaqësimi në Uashington.

Ndihmës sekretari i Shtetit Jeffrey Feltman tha sot në qytetin libian të Bengazit që kontrollohet nga rebelët se Shtetet e Bashkuara nuk komunikojnë më me udhëheqësin Moammar Gadafi. Ai tha se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këshillin opozitar si përfaqësuesin legjitim të popullit libian, duke mos sqaruar në se kjo është një njohje zyrtare e këtij organi.

Zyrtari i lartë amerikan është në një vizitë tre ditore në Libi dhe është zyrtari më i lartë amerikan që viziton vendin që nga kur filloi kryengritja kundër zotit Gadafi në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG