Lidhje

Shefi i UNMIK-ut thotë se mungesa e pajtimit mes komuniteteve në Kosovë rrezikon trazira sociale


Shefi i UNMIK-ut thotë se mungesa e pajtimit mes komuniteteve në Kosovë rrezikon trazira sociale

Shefi i UNMIK-ut thotë se mungesa e pajtimit mes komuniteteve në Kosovë rrezikon trazira sociale

Mungesa e proceseve të rendësishme për pajtimin mes komuniteteve në Kosovë sëbashku me veshtirësitë ekonomike vazhdojnë të paraqesin rrezik për trazira sociale tha shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier.

Marrëdhëniet mes UNMIK-ut dhe autoriteteve të Kosovës janë korrekte brenda kornizave zyrtare dhe punonjësit e UNMIK-ut vazhdojnë të mbajnë kontakte të ndryshme, të frytëshme në nivel pune me homologët kosovarë.

Kryesisht, bashkëpunimi rajonal i cili është thelbësor në zhvillimin mjaft të dosmosdoshëm ekonomik ka njohur hapa pas si rezultat i konsideratave mbi statusin.

Me ndihmën e UNMIK-ut palët vazhdojnë të kenë marrëdhenie direkte për njerëzit e zhdukur. Sipas përllogaritjeve të Kryqit të Kuq, ende figurojnë të zhdukur 1,862 njerëz nga mbarë Kosova. Zoti Zanier tha se fatkeqësisht, bashkëpunimi praktik i drejtëpërdrejt ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është shtrirë në fusha të tjera.

Shefi i UNMIK-ut tha se misioni i OKB-së vazhdon të ofrojë ndihmën për zgjidhjen e çështjeve praktike ndermjet Prishtinës dhe Beogradit me shpresat se më shumë kanale të dialogut direkt mund të aktivizohen ndermjet palëve për çështje të tilla.

Në sesionin e Këshillit të Sigurimit e mori fjalën e Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç i cili përsëriti kundërshtimet e Beogradit për siç tha ai, shpalljen e një anëshme të pavaresisë së Kosovës.

Deklerami i njëanshëm nga Prishtina për pavaresinë duket qartë se ka përçarë botën dhe ka ngritur pikpyetje rreth sistemit bashkëkohor nderkombëtar. Pavaresia nuk ka kontribuar në stabilitetin e Ballkanit dhe as nuk ka shtuar bashkëpunimin rajonal.

Diplomati serb tha se Kombet e Bashkuara janë një aktor i pazëvendësueshëm në Kosovë. Ndaj është kritike që Këshilli i Sigurimit të mbështesë UNMIK-un si një shtyllë e rendësishme për paqen dhe stabilitetin.

Shefi i diplomacisë kosovare theksoi pëparimet e vazhdueshme që ka bërë Prishtina. Ai theksoi se ka vazhduar njohja e pavaresisë së Kosovës dhe madje që nga raporti i fundit tre vende të tjera e kanë njohur Kosovën duke u bere 68 vende që e kanë njohur zyrtarisht atë shtet.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni tha se kjo periudhë tre mujore është karakterizuar edhe nga përpjekjet e vendit të tij për të bërë më të arritshme perspektivën evropiane dhe integruese.

Nderkohë që jemi të angazhuar fuqishëm për të arritur synimin drejt anëtarimit në BashkiminEvropian dhe NATO, qeveria e Republikës së Kosovës është përfshirë në një proces gjithëpërfshirës me instuticionet e Bashkimit Evropian për ti dhënë një dinamikë të re perspektivës evropiane të Kosovës.

Nderkohë shefi i UNMIKUT Lamberto Zanier theksoi se situata në Kosovë vazhdon të jetë e qendrueshme, pavaresisht ekzistimit të mundësisë për paqendrueshmëri dhe destabilitet kryesisht në veri të vendit.

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier paraqiti para Keshillit të Sigurimit raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon

XS
SM
MD
LG