Lidhje

SHBA hedh poshtë projektin Keystone


Pas shtatë vjetësh debate, Presidenti amerikan Barack Obama hodhi sot poshtë ndërtimin e naftësjellësit të debatueshëm Keystone nga vendet e shpimit në Kanada përmes rajonit qendror të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Obama tha në Shtëpinë e Bardhë se naftësjellësi 1 mijë e 900 kilometra “nuk do t’u shërbente interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Ai tha se ai nuk do të siguronte “një kontribut afatgjatë dhe të vlefshëm” për ekonominë amerikane me vende pune, ose me uljen e mëtejshme të çmimeve të karburantit për amerikanët. Zoti Obama tha se e kishte telefonuar kryeministrin e ri kanadez Justin Trudeau për ta informuar për vendin.

Ambjentalistët prej kohësh kishin thënë se projekti Keystone do të dëmtonte mjedisin delikat përreth. Naftësjellësi ishte planifikuar të zhvendoste 800 mijë fuçi naftë të papërpunuar në ditë nga zonat ku del nafta në Kanada në rafineritë e Teksasit, në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara e deri në Gjirin e Meksikës.

XS
SM
MD
LG