Lidhje

KFOR rivendos bashkëpunimin me FSK-në pas një pezullimi disaditësh


KFOR rivendos bashkëpunimin me FSK-në pas një pezullimi disaditësh
KFOR rivendos bashkëpunimin me FSK-në pas një pezullimi disaditësh

Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë se kanë rivendosur bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas një pezullimi disaditësh.

Pezullimi pasoi paraqitjen e pjesëtarëve të armatosur të Forcës së Sigurisë në një ceremoni përkujtimore në Prishtinë më 5 mars, me rastin e përvjetorit të fillimit të luftës në Kosovë. Në një komunikatë të forcave paqeruajtëse thuhet se Presidenti dhe Kryeministri kanë punuar me komandantin e KFOR-it që ta zgjidhin në mënyrë të kënaqshme këtë çështje.

Kjo, sipas komunikatës, ka sjellë një marrëveshje të re, e cila përcakton mënyrën e përdorimit të njësisë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas kësaj marrëveshjeje, KFOR-i ka konfirmuar se do ta pezullojë masën e mëparshme dhe do të vazhdojë mbështetjen dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

NATO-ja ka autoritet ekzekutiv mbi Forcën e Sigurisë, derisa ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional. Forca e Sigurisë e cila është ngritur në bazë të planit të krye negociatorit Marti Ahtisaari do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë të armatosur lehtë dhe 800 pjesëtarë rezervë.

Ngritja e saj pasoi shpërbërjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat ishin pasardhëse të drejtpërdrejta të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngritja e kësaj force është kundërshtuar ashpër nga Beogradi i cili vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e shtetit të ri të cilën e kanë njohur deri tani 65 vende të botës.

XS
SM
MD
LG