Lidhje

Khodorkovski, thirrje gjykatës të rrëzojë dënimin me 14 vjet burg

  • Zëri Amerikës

Khodorkovski, thirrje gjykatës të rrëzojë dënimin me 14 vjet burg

Khodorkovski, thirrje gjykatës të rrëzojë dënimin me 14 vjet burg

Ish manjati rus i naftës Mihail Khodorkovski filloi sot përpjekjet e fundit të mbrojtjes në gjyqin e tij të dytë duke i bërë thirrje gjykatës të rrëzojë dënimin me 14 vjet burg të dhënë nga prokuroria nën akuzat për mashtrim dhe përvetësim fondesh. Khodorkovski ishte njeriu më i pasur në Rusi por në vitin 2003 u arrestua i akuzuar për mospagim otaksash nga firma e tij e naftës Yukos, e cila tani nuk ekziston më.

Ish manjati rus i naftës po i afrohet fundit të dënimit të tij me 8 vjet burg, por një seri akuzash të reja për mashtrim dhe përvetësim fondesh mund ta detyrojë të qëndrojë në burg maksimumi deri në vitin 2017.

Megjithatë, një lirim i parakohshëm që ndonjëherë jepet nga gjykatat e Rusisë, mund të bëjë që ai të dalë nga burgu në vitin 2012, vit i zgjedhjeve të reja presidenciale.

Avokati mbrojtës, Vladimir Krasnov, i cili përfaqëson gjithashtu partnerin e biznesit të zotit Khodorkovski, Platon Lebedev, tha sot se nuk do të hyjë në diskutim për kushtet por do të kërkojë heqjen e plotë të akuzave ndaj të pandehurve që ai mbron.

"Sepse gjatë gjithë jetës së tyre ata nuk kanë bërë ndonjë gjë për të cilën të gjkykohen,” tha zoti Krasnov.

Në seancën e sotme ishte i pranishëm Geri Kasparov, politikani i opozitës i cili drejton lëvizjen e Solidaritetit.

Zoti Kasparov tha se nëqoftëse i pandehuri shpallet fajtor, kjo mund të mos pranohet madje as nga elita dhe mund të ketë pasoja politike.

"Ky është një gjyq politik dhe do të përcaktojë qëndimet politike të qeverisë së ardhshme në Rusi," tha zoti Kasparov.

Para se të arrestohej, Khodorkovski financonte partitë politike dhe mediat që ishin kritike ndaj presidentit të asaj kohe, Vladimir Putin.

Veprimtarët e të drejtave të njeriut e akuzojnë zotin Putin se po përpiqet ta bëjë Khodorkovskin shembull për oligarkët e tjerë që kanë pikpamje opozitare.

Ndërkohë, ky gjyq i dytë shihet si një provë për angazhimin e Presidentit Dmitry Medvedev ndaj sundimit të ligjit.

Vëzhguesit thonë se zoti Medvedev mund t’i ketë duart të lidhura pasi është kryeministri Putin ai që realisht merr vendimet.

Zoti Putin la të kuptohet këtë muaj se në çështjen Khodorkovski nuk duhet të mbahet një qëndim i butë.

XS
SM
MD
LG