Lidhje

Gjykimi i Kodorkovskit i padrejtë


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi sot se kishte probleme me mënyrën se si gjykatat ruse e kryen procesin gjyqësor

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë se procesi i gjykimit që dërgoi njeriun më të pasur të Rusisë në një burg siberian, ishte i padrejtë.


Gjykata vendosi sot se kishte probleme me mënyrën se si gjykatat ruse e kryen procesin gjyqësor kundër manjatit të naftës dhe udhëheqësit të opozitës ruse Mikhail Kodorkovski. Ai gjithashtu e quajti dënimin e zotit Kodorkovski dhe partnerit të tij të biznesit të “pajustifikuar.”


Gjykatësit urdhëruan gjykatat ruse t’i paguajnë zotit Kodorkovski më shumë se 13 mijë dollarë në dëme por thanë gjithashtu se Rusia ka një çështje legjitime kundër të dyve.


Avokatja e zotit Kodorkovski tha se është e kënaqur me vendimin. Rusia ka tre muaj afat për të apeluar.

XS
SM
MD
LG